4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kurti: Nuk mund të ketë lajme të reja pa rezultate konkrete, Thaçi na ka dhënë mjaftueshëm kohë për bisedime me LDK’në

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk do të zhvillojë sot ndonjë takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

- Advertisement -

Kurti ka thënë para mediave se sa i përket çështjes së bisedimeve me LDK-në, nuk mund të ketë lajme të reja pa pasur rezultate konkrete.

“Sot nuk ka takim, do të ketë komunikim dhe takime të vazhdueshme e më të dendura, deri sa të arrijmë marrëveshjen që e dëshirojmë të dyja palët. Kur t’i kemi rezultatet konkrete, jap lajme të reja, nuk ka rezultate konkrete”, ka thënë Kurti.

I pari i LVV-së, ka komentuar edhe vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që mbledhja e parë e legjislaturës së shtatë të mbahet më 24 dhjetor.

- Advertisement -

“Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë, sepse data e fundit ka qenë 26 dhjetori. Pra, unë shpresoj se na ka japur më shumë ditë se sa që na nevojiten, dhe ne po bëjmë maksimumin që kështu të jetë, mirëpo po e theksoj që sa i përket rezultateve konkrete se po sa t’i kemi ato, ne do të ju njoftojmë”, ka theksuar ai.

Kurti tha se ka vullnet të mirë dhe se me LDK-në, janë marrë vesh që të vazhdojnë shpejtë drejt marrëveshjes sepse siç ka thënë ai, populli ka vendosur ashtu.

- Advertisement -

“Nuk është këtu çështja e pëlqesave të ndërsjella sa e një domosdoshmërie që na ka imponuar 6 tetori”, ka pohuar ai.

Kurti e Mustafa janë takuar ditën e mërkurë, pas takimit zëdhënësi i LDK-së, ka thënë para mediave se takimet do të vazhdojnë dhe se nuk ka asnjë marrëveshje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit