-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kurti nuk tregon nëse do ta dorëzonte detyrën me ceremoni shtetërore

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dhënë përgjigje të prerë se a do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës në mënyrë demokratike, ashtu siç gjithmonë ka ndodhur, pra ta pres me nderim shtetërore kryeministrin e ri. Kjo nëse dikush tjetër, nga LDK me gjasë, do të bëhet kryeministër këto ditë, shkruan Reporteri.

- Advertisement -

Ai në një konferencë për shtyp sot, ka thënë se ka kohë për këtë përgjigje.
“Mënoj që shihemi mjaftueshëm shpesh që unë të përgjigjem në kohën e duhur në këtë pyetje”, ka thënë ai, shkruan Reporteri.net

Ai ka folur edhe për deklarata e këshilltarëve të tij, më saktë Shkëlzën Gashit se ‘do të rezistojnë’ në përpjekjen e Richard Grenell dhe Hashim Thaçit për një marrëveshje të shpejt me Serbinë.

“Nuk a kam parasysh se për çfarë rezistence bëhet fjalë, por aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë njerëz të cilët për nga vokacioni i rezistojnë të keqes, por nuk po më bie ndër mend se këto dy ditët e fundit jam këshilluar për të rezistuar ndaj diçkaje. Si Kryeministër në detyrë është e qartë se më bie të rezistoj gjëra të mbrapshta që na imponohen”, ka shtuar Kurti.

- Advertisement -

Edhe zyrtarë të lartë të VV-së kanë shkruar e folur për opsione të protestave e rezistencës për të dhënë detyrën. Ndërkohë, një opsion është edhe ankesa në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti Hashim Thaçi ka lajmëruar se gjatë javës do të ndërmerr hapat final për një Qeveri të re. Kjo është përkrahur edhe nga SHBA-të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit