-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti para darkës me Bërnabiqin dhe të tjerët kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para darkës me liderët e rajonit dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se ka gatishmëri për progres në rrugën evropiane.

Ai para mediave përmendi edhe njohjen nga pesë vendet e BE-së që ende s’e kanë bërë një gjë të tillë.

“Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për progresin në rrugën evropiane. Ne diskutojmë këtu në Bruksel për reformat e brendshme dhe njohjen e pesë vendeve të BE-së. Në këtë kontekst, rruga evropiane, bëhet integrim evropian”, tha Kurti.

- Advertisement -

Ai po ashtu foli edhe për heqjen e vizave. Tha se Kosovës i duhet heqja e këtij regjimi, për shkak se të rinjtë nuk po mund të zhvillojnë talentet e tyre.

“Kosova është një shtet me të rinjë të talentuar. Ata e shohin BE-në si shpresë për të studiuar këtu. Ne na nevojitet liberalizimi i vizave, që për të rinjtë tanë është një pengesë e madhe edhe për të studiuar edhe për të bërë biznes. Është humbje e madhe që kemi këtë mur të madh të izolimit”, tha tutje ai.

- Advertisement -

Kurti po ashtu tha se e sheh këtë takim si mundësi të mirë që të krijojë lidhje të reja me liderët e rajonit.

“Shoh përpara në krijimin e kontakteve të reja me liderët e rajonit dhe të udhëtojmë më shpejt në rrugën drejt BE-së. Anëtarësimi në BE është i mirë edhe për paqen e qëndrueshme në rajon”, tha Kurti.

Në takimin që mbahet sonte, përveç Kurtit prezent do të jetë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit