7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti para kancelarit gjerman: Iniciativat si Ballkani i Hapur nuk i mirëpresim

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi sot paralel kancelarit gjerman, Olaf Szholz në Berlin se Kosova i mirëpret vetëm iniciativat rajonale me Bashkimin Europian brenda tyre, dhe pjesëmarrës aktiv.

Në konferencën e përbashkët për media pas takimin me kancelarin Szholz, Kurti tha se iniciativat tjera Kosova nuk i pranon.

- Advertisement -

“Të gjitha iniciativat e tjera paralele të cilat dëshirojnë ta hapin Ballkanin për fuqitë nga Lindja ose Verilindja ne nuk i mirëpresim dhe konsideroj,ë që janë të panevojshme”, tha ai.

Kancelari gjerman, Olaf Szholz paralajmëroi intensifikim të punës në Procesin e Berlinit dhe nënshkrimin e 4 marrëveshjeve rajonale në Ballkanin Perëndimor në pjesën e dytë të këtij viti.

Në konferencën e përbashkët për media pas takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Szholz tha se po përgatiten për këtë.

- Advertisement -

“Unë do të shkojë në rajon”, tha Szholz, duke thënë më tej se “ne do të kemi një bazë të mirë në mënyrë që bashkëpunimi atje të funksionojë dhe të arrijmë rezultate të mira”.

“Ne kemi interes që ne ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj”, theksoi kancelari gjerman.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit