2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kurti për “Ballkanin e Hapur”: Hapje ndaj ndikimeve ruse e kineze, Serbia e Vuçiqi duhet të ballafaqohen me të kaluarën kriminaIe

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar takimin e tri shteteve fqinjë për “Mini Shengenin”, që tashmë po quhet “Ballkani i Hapur”.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor është mosballafaqimi i kreut të Serbisë me të kaluarën.

Sipas tij tregu i përbashkët duhet të nënkuptoi demokratizim dhe sundim të ligjit në vendet tona, por që thekson se kjo është e pamundur përderisa Serbia nuk e pranon të kaluarën kriminale.

“Ne si Republikë e Kosovës konsiderojmë që problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor është mosballafaqimi i kreut të Serbisë me të kaluarën. Përkatësisht me të kaluarën kriminale të Serbisë e cila i shkaktoi katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20. Tregu i përbashkët duhet patjetër të shoqërohet me ballafaqimin me të kaluarën, me demokratizimin e vendeve tona dhe me sundimin e ligjit. Përndryshe do të kemi më shumë ngjarje që nuk ngelen në kujtesë sesa procese dhe struktura që ndryshojnë për së miri jetën e qytetarëve”, tha ai.

- Advertisement -

Kurti duke komentuar edhe ndryshimin e emrit nga “Mini Shengeni” në “Ballkan të Hapur” tha se nuk është i entuziazmuar nga ky ndryshim, pasi ky emër nënkupton hapje ndaj ndikimeve ruse dhe kineze.

“Në veçanti nuk mund të them që jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’ pasi duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe Ballkan i Hapur për autokracinë, korrupsionin, kriminelët e luftës, siç e dimë që vazhdojnë të jenë masivisht jo vetëm të lirë në Serbi, por jo pak prej tyre edhe në pushtet”, tha ai.

- Advertisement -

Kurti siguroi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë vëllazërore, pa marr parasysh raporteve të krerëve shtetërorë.

“Kosova dhe Shqipëria do t’i kenë e duhet t’i kenë marrëdhëniet e mira e gjithnjë e më të mira. Nuk i përket as kryeministrit të Kosovës e as atij të Shqipërisë që dy vendet tona që janë të një kombi që të kenë marrëdhënie jo të mira. Kosova dhe Shqipëria, qytetarët e të dyja vendeve i kanë marrëdhëniet vëllazërore, ndërkaq prej politikanëve, qofshin ato edhe prej kryeministrave si Edi Rama dhe puna ime mbetet vetëm ta përfaqësojnë këtë vullnet e interes të qytetarëve”, tha ai.

Ndërkaq kryeministri Kurti është pyetur nga gazetarët edhe për shkarkimin e mundshëm të ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, e që shkurt ka thënë “jo”.

Këto komente Kurti i bëri pasi mori pjesë në një bashkëbisedim me poetin Xhevdet Bajraj, në kuadër të Panairit të Librit./KP/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit