2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti për udhëtimet zyrtare ‘ka bileta aeroplani 2 mijë euro por edhe bileta që kushtojnë 200 euro’

Rekomandime

Në 100 ditëshin e punës së qeverisë në krye me Albin Kurti, kryeministri në detyrë po mban fjalim para ministrave në detyrë për punët që janë bërë brenda kësaj periudhë kohore. Duke folur për ndërrimin e bordeve të ndërmarrjeve publike, Kurti tha se nuk janë hakmarrje ndaj askujt por ndalim i keqpërdorimit.

Ai tha se është dashur ‘intervenim i shpejt për të ndaluar humbjen e parasë publike’.

- Advertisement -

Kurti tha se në 100 ditë janë marrë 192 vendime nga qeveria. Ndërsa, përmendi edhe vendimet që kursejnë paranë publike.

Nga ulja e kabintetit qeveritar do të kursehen 1.4 milion euro në vit, zvogëlimi i numrit të ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve etj.

Nga zbitja e pagave do të kursehen 1.3 milion në vit. Nga heqja e privilegjeve të shumta dhe shpenzime si telefona, makina, dreka e darka zyrtare do të kursejmë 300 mijë euro në ditë”, tha Kurti.

- Advertisement -

Ai tha se ka bileta aeroplani 2 mijë euro por edhe bileta që kushtojnë 200 euro.

“Suita aeroplani luksoze 800 euro por edhe dhoma 80 euro. Në këtë vend nuk pasurohesh me pagën e qeverisë”, shtoi Kurti ndër të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit