-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Kurti shkarkoi Agim Veliun por Goran Rakiqin nuk guxon”

Rekomandime

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, shkruan pas ofendimeve që Lista Serbe ia bëri kryeministrit Kurti, se Vetëvendosja e kishte kallur Kosovën duke kërkuar dorëheqjen e Jabllanoviqit.

- Advertisement -

Ai ka thënë se VV ka shkruar diçka por sipas tij, nuk ka thënë bash asgjë derisa ka kërkuar që të sqarojnë se përse lideri i tyre (Albin Kurti) i frikohet Listës Serbe.

“A jeni ju të njëjtit të cilët e kallët Kosovën flakë duke kërkuar dorëheqjen e Jabllanoviqit … Goran Rakiq ua ka ofenduar rëndë kryeministrin dhe rrjedhimisht ka ofenduar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi që kryeministri do të duhej, së paku nominalisht, të përfaqësonte tërë popullin … ai që shkarkoi Agim Veliun bash për asgjë, nuk e merr guximin ta bëjnë të njëjtën ndaj vartësit të tij Rakiq, i cili liderin suprem e etiketoi si aktor, gënjeshtar, e hipokrit … po e përsëris, Isa Mustafa kishte shkarkuar tre ministra nga Lista Serbe … por duket ashiqare se Albin Kurtit ja kanë gjetë hallin dhe i kanë zbuluar gjenin e frikacakut!”, ka shkruar Gecaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit