Vdes aktivisti 94 vjeçarë i LVV, i cili kishte marrë pjesë në çdo protest të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se kujtimi për të është i papërshkrueshëm ndërkaq kontributi i tij i paçmueshëm.
“Limon Isufi është babai i komandatit të Zonës Operative të UÇK-së për Karadakun, ish ministrit e ish deputetit, z. Ahmet Isufi”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai theksoi se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Postimi i plotë:
Ka protesta të VETËVENDOSJE!-s në të cilat unë nuk kam marrë pjesë. Mirëpo, nuk ka protestë të Lëvizjes sonë në të cilën nuk ka marrë pjesë anëtari ynë më i moshuar, 94 vjeçari, Limon Isufi.
Baca Limon ka ndërruar jetë dje dhe sot varroset në Gjilan. Kujtimi për të është i paharrueshëm ndërkaq kontributi i tij i paçmueshëm. Limon Isufi është babai i komandatit të Zonës Operative të UÇK-së për Karadakun, ish ministrit e ish deputetit, z. Ahmet Isufi.
Gjithnjë do ta mbajmë në mendje me nderime dhe në zemër me mall.