1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti takon policët e Iënduar gjatë operacionit në veri: Grupet kriminaIe s’do të tolerohen

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën sot në takim zyrtarë policorë që pësuan Iëndime trupore më 13 tetor, gjatë operacionit policor për parandalimin dhe Iuftimin e kontrabandës në Mitrovicë të Veriut dhe disa rajone të Kosovës.

- Advertisement -

Në takimin me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe zyrtarë policorë u bisedua lidhur me operacionin policor, të zbatuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, nën autorizimin e prokurorive kompetente.

Operacioni policor, i realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kaloi pa probleme, përveç në Mitrovicën e Veriut, ku grupe kriminaIe përdorën bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, dhjetë zyrtarë policorë kishin pësuar Iëndime trupore, prej tyre shtatë zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe tre zyrtarë të nacionalitetit serb.

- Advertisement -

Kurti shprehu keqardhjen për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, duke thënë se krimi dhe grupet kriminaIe nuk do të tolerohen dhe do të Iuftohen, sikurse do të Iuftohet dhe parandalohet kontrabanda.

U vlerësua mbarëvajtja e operacionit policor që kishte për qëllim parandalimin dhe Iuftimin e kontrabandës në disa rajone të Kosovës, si dhe u vlerësuan veprimet profesionale të zyrtarëve policorë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë.

- Advertisement -

Gjatë takimit u tha se Policia e Kosovës do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive kriminaIe, parandalimit të kontrabandës së mallrave si dhe shkatërrimit të grupeve kriminaIe, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit