2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti tha se ishte i gatshëm për nënshkrim të marrëveshjes, tregon pse nuk ndodhi

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se nuk është nënshkruar dokumenti i planit evropian, pasi për këtë mungonte vullneti nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Kurti tha se është “dëm” që nuk u nënshkrua ai dokument sot.

- Advertisement -

“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për nënshkrim. Unë kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar dhe fundja nuk do të ishte teksti i parë që nënshkruhen një kryeministër i Kosovës dhe kreu i Serbisë”, ka deklaruar ai.

Unë mendoj që është dëm që nuk u nënshkrua sonte, meqenëse u pajtuam.

Konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar, do të duhej të rezultonte me nënshkrim, por ishte pala serbe që nuk e nënshkroi meqenëse u pajtua”, ka thënë tutje ai.

- Advertisement -

Kurti po ashtu paralajmëroi se dokumenti i Planit do të publikohet së shpejti.

Plani i zbatimit do të jetë se si të përkthehet në terren në realitetet e dy shteteve dakordimi për propozimin evropian.

- Advertisement -

Unë besoj që është koha të mos jap interpretime dominuese, pikërisht në momentin që ky tekst do të lexohet nga të gjithë, por është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë mes palëve, e simetrisë dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë në mënyrë demokratike dhe të ardhme.

Tekstin e dakorduar do të mund ta lexoni që të gjithë”, ka thënë në fund Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit