1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti thotë se pritjet e kosovarëve para ambasadave për viza pune do të vazhdojnë, tregon pse

Rekomandime

I pari i qeverisë së Kosovës, thotë se pritjet e kosovarëve për viza pune jashtë vendit do të vazhdojnë për shkak të sistemit arsimor që ka ekzistuar prej 20 vjetësh në vendin tonë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se optimizmi i qytetarëve të Kosovës është rritur me ardhjen e tij në pushtet.

- Advertisement -

Por edhe gjatë qeverisjes së tij, qytetarë të shumtë të Kosovës vazhdojnë të presin para ambasadave të huaja në Prishtinë në kërkim të një vize pune.

“Ai (Rendi para ambasadave) ka ekzistuar edhe më herët”, thotë Kurti në KTV.

“Rendi para Ambasadave ka me ekzistuar gjithmonë sepse nuk ka lidhje tregu i punës me profesionet e njerëzve”, shtoi ai.

- Advertisement -

“Me mijëra të rinj e të reja kanë kryer Juridik e Ekonomik, ku me i shti në punë ata. Sistemin arsimor a e bëra unë a e gjeta pas 20 vjetëve”, theksoi Kurti.

“Nuk janë duke shkuar më të varfrit nga Kosova, janë duke shkuar shtresa e ulët e klasës së mesme Vitin e kaluar shpresat e qytetarëve dhe optimizmi i tyre veç është rrit”, tha shefi i qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit