Kryeministri Albin Kurti, është pyetur për deklaratën e tij për ‘flamurin lara lara’ duke thënë se tash flamuri ka fituar një konotacion pozitiv.
“Ky flamur ka fituar një konotacion pozivtiv, pasiqë e ka veriun brenda”, ka thënë Kurti.
Në intervistën në Rubikon, Kurti vec tjerash është pyetur edhe për deklaratat e tij të dikurshme se ‘Kosova nuk do të jetë shtet e s’do të ketë simbole’. Ai ka thënë se ‘nuk ka thënë kështu’, por se ‘edhe Vojvodina ka simbole’.