2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kurti tregon dy arsye pse po suImohet egër Gërvalla

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti është pyetur për kritikat që ia kanë dhënë partitë opozitare diplomacisë së udhëhequr nga Donika Gërvalla.

Ai tha se suImet ndaj saj po i vijnë edhe nga ish-partia e saj, derisa përmendi edhe përjashtimin e Gërvallës nga një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së kur ajo ishte pjesë e partisë.

- Advertisement -

Mund ta imagjinoj pse ka një suIm të egër, të papërmbajtur ndaj zëvendëskryeministres sime dhe ministres së Jashtme për shkak se ajo tash përfaqëson edhe një subjekt të ri politik dhe gjithashtu është në raporte të mira me mua si kryeministër.

Mos harroni se po ankohet në ministren e Jashtme subjekti politik, i cili kur ka qenë kjo anëtare nuk e ka lejuar të hyjë në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm.

E mbani mend se si janë përdorur truprojat që zonja e nderuar, vajza e dëshmorit e heroit kombëtar, të mos lejohet të hyjë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

- Advertisement -

Ata dëshirojnë që ta bëj edhe unë të njëjtën, por jo vetëm që s’jam i njëjtë me ta, por jam shumë i ndryshëm prej tyre”.

Kurti tha se ka një koordinim shumë të mirë me kryediplomaten dhe se për çfarëdo vendimesh dhe qëndrimesh që merren në fushën e politikës së jashtme, i diskutojnë dhe konsultojnë bashkë me Gërvallën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit