4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kurti tregon se është nisur për në Teksas, jep raport për vizitën e tij në Kaliforni

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se ka përfunduar vizitën e tij në “Bregun Perëndimor” të SHBA-së dhe tani do të vazhdojë udhëtimin e tij në Amerikë në shtetin e Teksasit.

- Advertisement -

Ai nga “Golden Gate Bridge” ka dhënë një raport të plotë se si shkoi vizita e tij në Silicon Valley.

“Sapo përfunduam vizitën dy ditore në San Francisko të Kalifornisë në Silikon Valley zhvilluam një sërë takimesh me kompani të mëdha globale si Linkedin, VMWare, Airbnb, Mircosoft dhe Uber. Por edhe me firma investuese Andreessen Horowitz dhe Sumeru Equity Partners për të ofruar qasje në financa për për talentet kreative të Kosovës. Jemi takuar edhe me qendra të inovacionit teknologjik dhe social si dhe me profesionistë të teknologjisë të inovacionit dhe informacionit në kuadër të dialogut me mërgatën e të cilët punojnë në Oracle, Facebook. Amazon, Apple, Netflix e shumë të tjera. Qëllimi kryesor i vizitës në shtetin e Kalifornisë ka pasur për fokus vendosjen e Kosovës në hartën botërore në investimeve në sektorin e teknologjisë dhe informacionit. Kompanitë me të cilën u takuam i kemi njoftuar për progresin ekonomik, teknologjik dhe demokratik në Kosovë. Për planet e qeverisë për të ardhmen dhe për mundësitë e pasura për investim në vendin tonë”, tha Kurti.

Ai tregoi se edhe për ku do të niset tani.

- Advertisement -

“Nga këto fluturojmë për Dallas në Teksas”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit