0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti ua heq shtesat edhe mbi 2 mijë policëve hetimorë

Rekomandime

Pakoja e re Emergjente e Qeverisë Kurti II ka lënë jashtë disa kategori të institucioneve dhe bizneseve që mund të jenë prekur financiarisht apo rrezikuar nga situata me pandeminë në Kosovë. Mes tyre janë edhe mbi 2 mijë punonjës hetues të Policisë së Kosovës të cilët kësaj radhe nuk përfituan mjete shtesë për punën sipas nevojave në terren.

- Advertisement -

Nga gati 9 mijë e 400 punonjës sa ka Policia e Kosovës në total, përfitues nga vendimi i ri i Qeverisë Kurti do të jenë veç rreth 4 mijë e 500, përjashtuar edhe pjesën e hetuesve policorë. Dhe këta mbi 2 mijë policë hetimorë ishin mbështetur nga Qeveria Hoti gjatë vitit të kaluar, mirëpo Qeveria aktuale ka vendosur të mos i përfshijë fare.

Këtë e ka konfirmuar për Periskopin edhe kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, duke thënë se është nënçmuese përjashtimi i të tjerëve.

‘’Po është e vërtetë. Qeveria Kurti ka nda vetëm për 4 mijë e 500 punonjës të Policisë së Kosovës mjete financiare në kuadër të Pakos Emergjente për punën që e bëjnë. E të cilët janë në ballafaqim direkt me pandeminë. Ndërkaq pjesa tjetër ashtu siç ka qenë më herët nuk është përfshirë. Ështe nënçmuese sepse është dashur të përfshihen të gjithë dhe jo të bëhen dallime’’, ka thënë Kamberi për Periskopin.

- Advertisement -

Ajo tregon se njësitet hetimore sipas nevojave dhe thirrjeve kanë qenë të ekspozuar edhe në terren gjatë krejt situatës me pandeminë.h

‘’Është e vërtetë që edhe njësitet e hetimeve nuk janë përfshirë e të cilët po ashtu janë gjithë kohën në terren. Pse është bërë kjo dhe qysh, e çfarë vendimi është marrë nuk kemi asnjë informacion pse është bërë kjo ndasi edhe pse nuk janë përfshirë edhe pjesa dërrmuese e pjesëtarëve të Policisë të cilët punojnë në terren’’, shton Kamberi.

- Advertisement -

Tutje ajo paralajmëron se të hënën do të drejtojnë shkresa tek ministri i Punëve të Brendshme dhe Kryeministri për të kërkuar sqarim rreth këtij vendimi.

‘Të hënën do t’ju drejtohemi edhe ministrit të Punëve të Brendshme edhe Kryeministrit, me qëllim të marrjes së informatave’’, thekson ajo.

Qeveria Hoti vitin e kaluar kishte marrë vendim që policët që kanë qenë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë të marrin shtesa nga 100 euro. Ato mjete ishin ndarë për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit