2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti udhëton për në Paris, Zyra e Kryeministrit jep detaje

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës ka udhëtuar për në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Atje është ftuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ku pos Kurtit është ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

“Kryeministri Kurti do të merr pjesë në diskutimet në panel të këtij forumi prestigjioz, në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron, si dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, të enjten.

Ndërkaq, të mërkurën kryeministri Kurti ka dalë me një video ku i ka informuar qytetarët për këtë vizitë.

Por Kurti ka thënë se ka mundësi në Paris ta ketë një takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

- Advertisement -

“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit