8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kurti: Vetëm 4 anëtarë të VV’ së u caktuan në borde, të përhershmit i përzgjedhim me britanikët

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar se nga 27 të emëruarit nëpër borde, katër nga ta janë të anëtarësuar në Vetëvendosje, por thotë se i ka emëruar vetëm përkohësisht dhe se në emërimin e bordeve me mandate të plota, do të inkuadrohet Ambasada Britanike dhe shoqëria civile.

- Advertisement -

Kurti thotë se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në disa borde do të jenë për më pak se gjashtë muaj aty dhe se emërimi I bordeve me mandata të plota do të shkojë në procedura të tjera.

“Gjatë kësaj kohe që jemi në Qeveri, janë hic më shumë se dy muaj. Janë 27 persona të emëruar të rinj nëpër borde. Prej 27 e kemi gjetur se gjithsej janë 4 me anëtarësi në LVV, por asnjëri prej tyre nuk e ka këtë gjë primare. Janë profesionistë të dëshmuar. Artan Dermaku është doctor shkence në Univerisetin e Vjenës, para se të jetë anëtar I VV’së dhe asnjëheri nga të katërt nuk e ka ndonjë pozitë udhëheqëse Kjo ka qenë e mundur vetëm pse janë borde të përkoshme”, ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se cdo emërim i tanishëm është i përkohshëm, përfshirë edhe të emëruarit e menaxhmentit.

- Advertisement -

“Jo vetëm që bordet janë të përkohshme, vetëm disa muaj, por edhe njerëzit e rinj në menaxhment po ashtu janë ushtrues detyre. Bordet me mandate të plotë dhe kryeshefat me status të duhur do të jenë pas një procesi tjetër” .

“Bordet e përkohshme janë për ta ndalur gjakderdhjen financiare”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Ai ka përmendur se dy ministra të kabinetit të tij as që janë në LVV dhe se qëllimi i tij nuk ka qenë që të futën anëtarët e partisë së tij nëpër pozita vetëm se i takojnë subjektit politik që ai e drejton.

“Dy ministrat e VV’së nuk janë fare anëtarë të LVV’së. Pesë këshilltarë të mi të brendshëm nuk janë anëtarë të VV’së, katër të jashtëm nuk janë pjesë e LVV’së”. ka thënë kryeministri në detyrë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit