5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kurti vizitoi Klinën, Pejën dhe Gjakovën (FOTO)

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka vizituar Klinën, Pejën dhe Gjakovën për t’u informuar nga afër me menaxhimin e virusit korona.

- Advertisement -

Kurti vizitat i bëri bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, dhe ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, ku i takun kryetarët e komunave të Klinën, Zenun Elezaj, të Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe atë të Gjakovës, Ardian Gjini, njofton Klan Kosova

“Të gjitha institucionet vendore, si qendrore ashtu edhe ato lokale kemi qenë bashkë. Bashkë do të jemi deri sa ta mposhtim këtë virus. Masat e ndërmara nga organet komunale të Klinës për Qeverinë janë shpresdhënëse dhe kallxues se do të fitojmë përballë kësaj pandemie vetëm me disiplinë. Si qytetarë të Kosovës duhet të jemi të gëzuar që kjo komunë, ndonëse ishte prej të para që u shënua me pacientin 0, na e dëshmoi që me respektimin e masave të qeverisë dhe disiplinës qytetare fitorja ndaj këtij virusi do të jetë triumf i radhës” thuhet në komunikatë.

Në takimin me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, u diskutua mbi domosdoshmërinë që lakorja e përhapjes së pandemisë COVID -19 të spostohet në kohë e të ulët në intensitet.

- Advertisement -

“Jemi të vetëdijshmë që masat e marrura nga autoritetet qeverisëse për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve kane prekur drejtpërdrejtë aktivitetet e shkollave tona. Por, për neve mbetet shumë e rëndësisshme që nxënësit të mos privohen nga mësimi, dhe prandaj kemi lansuar mësimin online, të cilin nxënësit tanë e kanë mirëpritur” deklaroi Muhaxheri.

Kurti në Gjakovë kërkoi nga Gjini që të apeloj qytetarët të mos frekuentojnë hapësirat publike.

- Advertisement -

“Jemi në fund të maratonës. Muaji maj mund të jetë më i lehtë për secilin prej nesh. Prandaj, Kryeministri në detyrë Kurti në takimin e tij të sotëm me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i kërkoi që të bëjë apel tek qytetarët që të mos i frekuentojnë hapësirat publike si parqet e shëtitoret dhe të kenë kujdes me shëndetin e tyre”.

“Si Qeveri bëjmë thirrje që të kemi kujdes kur t’i frekuentojmë supermarketet dhe furrat e bukës. Marketet t’i dezinfektojnë karrocat e shportat, ndërsa qytetarët t’i pastrojnë duart pas përdorimit të tyre. Në furra të bukës të bëhet kujdes që jo i njëjti person që kryen pagesën t’a shërbejë edhe bukën. Për fund, të gjitha nevojat e tilla t’i bëjë vetëm një person në familje i cili në momentin e parë që kthehet në shtëpi të pastrohet menjëherë” thuhet mes tjerash në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit