2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kurti-Xhaferoviq: Shkëmbimi territorial Kosovë-Serbi është i rrezikshëm

Rekomandime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, me të cilin ka biseduar në lidhje me situatën me COVID-19 dhe marrëdhëniet bilaterale, lëvizjen e lirë të mallrave dhe të personave në mes dy shteteve.

- Advertisement -

Me këtë rast, Xhaferoviq falënderoi kryeministrin në detyrë Kurti për vendimin për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj mallrave nga Bosnja e Hercegovina.

Ndërsa, kryeministri në detyrë Kurti tha se Republika e Kosovës nuk duhet ta trajtojë dhe nuk do ta trajtojë njësoj Bosnjën dhe Hercegovinën sikurse Serbinë.

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se kërcënimi më i madh me të cilin përballemi në dy vendet është lloji i politikës që nuk pati sukses gjatë luftës në vitet 90-ta, dhe se ideja e shkëmbimit territorial në mes Kosovës dhe Serbisë është e rrezikshme pasi e njëjta na kthen në vitet e 90-ta, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Kurti dhe Xhaferoviq u pajtuan se bashkëpunimi në nivel kulturor dhe historik duhet të forcohet, derisa ripërsëritën zotimin se Kosova dhe Bosnje e Hercegovina mbeten të përkushtuara në anëtarësimin e tyre në NATO dhe Bashkimin Evropian

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit