1.1 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kurtit i shkojnë dy ambasadorë në zyrë

Rekomandime

Një ditë pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu dhe lajmit për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, kryeministrit Albin Kurti i kanë shkuar në takim, ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Kjo u bë e ditur përmes njoftimeve nga zyra e kryeministrit.

- Advertisement -

Në takimin me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Kurti u bë e ditur se ka diskutua për situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID- 19.

Ambasadori Grondahl, gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Republikës së Kosovës në përpjekjet e saj për parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit Korona.

Edhe me ambasadorin Abbott kryeministri Kurti ka folur për situatën e krijuar në vend pas përhapjes së pandemisë së virusit korona.

- Advertisement -

Kurti i ka thënë ambasadorit Abbott se situata është e menaxhueshme, nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe se thirrja e presidentit është e pabazuar dhe e panevojshme.

Nga ana e tij, Ambasadori Abbott tha se në këtë situatë të emergjencës së shëndetit publik është esenciale që veprimet politike të institucioneve shtetërore të qeverisen sipas Kushtetutës së Kosovës.

- Advertisement -

Ai bëri thirrje që të gjitha palët duhet të sigurohen që diskutimet dhe negociatat e tyre të zhvillohen në mënyrë që t’i sigurojnë të gjitha komunitetet në Kosovë, pa shkaktuar brengosje të shtuara që ndihen nga të gjithë në këto kohë të vështira.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit