Një nga kandidaturat më të përfolura për postin e kryeministrit nga radhët e LDK-së është edhe ai i nënkryetarit të këtij subjekti, njëherësh kryetar i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
I pyetur nga Gazeta Blic se nëse ai vetë personalisht ka ambicie të tilla, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri nuk ka mohuar as pohuar diçka të tillë, por ka theksuar se pas zgjedhjes së kryesisë së të LDK-së do ulen e flasin për gjithçka.
“Nuk është në rend të ditës çështja e postit të kryeministrit ditën e nesërme. Nesër zgjidhet kryesia e re e LDK-së, dhe kemi përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Pastaj, kryesia e re do të ulet edhe do të diskutojë për krejt hapat për përgatitjet finale për zgjedhjet e jashtëzakonshme” ka thënë Haziri.
Ai ka folur më tej edhe për koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.“Ne po përgatitemi si LDK që të hyjmë në zgjedhje, por në të njëjtën kohë LDK-ja dhe Vetëvendosja po punojnë në politika sektoriale në çështjet që na ofrojnë dhe në çështjet që na lidhin në interes të përbashkët. Në ditë në vijimë gjithçka do qartësohet” ka thënë ai për Gazeta Blic.
Ndryshe disa eksponentë të lartë të LDK-së janë shprehur hapur kundër një koalicionin parazgjedhor me LVV-në.
Një ndër to ditën e djeshme ishte edhe deputetja e këtij subjekti Besa Gaxherri.