0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kush e rrahu Edi Ramën në vitin 1997? – Dëshmia e tij: Donin të më mbysnin

Rekomandime

“ Më 21 duke u gdhirë 22 janari i vitit 1997, u rrah barbarisht në shtëpinë e tij në Tiranë, pedagogu i Akademisë së Arteve, intelektutali i pavarur dhe bashkëpunëtori i shtypit të lire, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë Edi Rama. Lajmi mori dhenë nëpërmjet gazetës “Koha jonë” dhe mediave të tjera të pavaruara.”

- Advertisement -

Kështu e nis shkrimin e tij Hamdi Jupe dhe sjell në vëmendje një ngjarje të ndodhur 25 vite më parë, rrahjen e Edi Ramës në viti 1997. Si një koleg dhe person që e ka njohur nga afër kryeministrin e sotëm, në ambientet e gazetës “Koha Jonë” ku Edi Rama punonte atë kohë, ai tregon sesi e gjetën të gjakosur në spital.

Gazetari Martin Leka përshkruante gjendjen e piktorit të shtrurar në spital. “Kanë rrahur keq Edi Ramën, është rëndë…” Zëri i kolegut të radios londineze “BBC” përmes receptorit të telefonit këtë radhë vinte trishtueshëm. Nuk arritëm ta pyesnim për hollësira të tjera, ndonëse arritëm të kuptonim tragjedinë.

Në urgjencën e spitalit nr. 2, e vetmja shenjë që identifikonte njeriun e plagosur rëndë me piktorin dhe publicistin e njohur Edi Rama, ishte gjysma e trupit jashtë krevatit të zakonshëm të mjekimit. Zoti dhe trupi i hekurt i tij dukej se e kishin shpëtuar gjallë”, shkruan Hamdi Jupe.

- Advertisement -

Gazetari publikon fotot për rrahjen e Edi Ramës dhe një pjesë pjesë të shkrimit të gazetës “Koha Jonë”.

- Advertisement -

“Përpjekjet për të dalluar tiparet e fytyrës së Edit i pengonin rrëketë e gjakut që kishin mbuluar fytyrën dhe trupin. Hematomat kishin filluar të përshpejtoheshin. Buza kishte filluar t’i enjtej me shpejtësi. Ndërsa mjeku bëhej gati të ndërhynte, bashkë me Nikoll Lesin dhe Ben Blushin, dëgjuam disa copëza nga fjalët: “Deshën të më vr isnin?!…”

Me mirësjellje, mjeku na porositi të mos i flisnim. Sapo dolëm, në korridor e jashtë urgjencës ishin mbledhur dhjetëra miq të Edit, intelektualë, piktorë, aktorë e gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut etj”, shkruante “Koha jonë” me 24 janar 1997, referuar asaj që thotë Jupe. Kronika shoqërohej me fotografi që tregonte piktorin me fytyrën të bërë copë.

Edhe pse ngjarja edhe sot nuk ka asnjë autor, Hamdi Jupe flet për një dëshmitar.

Rama është rrahur nga 4 pjesëtarë të grupit operativ të SHIK- ut, me drejtues Arjan Çengon. Në këtë grup ka qenë një person nga Tropoja, një nga Mirdita dhe dy të tjerë nga Dibra. Gjithçka po ju them më është pohuar nga kryesuesi i këtij grupi, Arjan Çengo. Ma ka thënë me gojën e vet, besoj në pranverën e 1997-s. Kur e kam pyetur për arsyen e rrahjes së Ramës, më ka thënë se e kanë bërë me urdhër të shefit të tyre, Gazidedes. Kush e ka njohur Gazideden, e di që ai nuk bëntë asgjë pa urdhër të Berishës”, ka thënë Izet Haxhia, ish-truprojë i Berishës, për Gazetën Dita, më 23 janar 2016.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, Edi Rama dhe sot që është kryeministër i Shqipërisë nuk është interesuar për zbardhjen e asaj ngjarje dhe për nxjerrjen para ligjit të operativëve të SHIK-ut që e bën për spital. Dëshmitarët dhe kolegët që punuan me Ramën atë kohë janë shumë, ama duket se vetë kryeministri e ka lënë pas atë ngjarje, që kur iku menjëherë në Paris.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit