0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kush e solli Kosovën në gjendje të mjeruar?

Rekomandime

Shefi i Inspektoratit në Shtërpcë, Raif Bajrami, që u arrestua në rastin e njohur si “Brezovica”, ishte korruptuar me 500 euro.

Në dosjen e siguruar për hetimin e këtij rasti, ekzistojnë dyshimet se Bajrami ka marrë para në mënyrë të drejtpërdrejt nga investitori “Stella Consullting” për të lejuar ndërtimin e një objekti hotelier.

- Advertisement -

Prokuroria po pretendon se shefi i Inspektoratit ka pranuar para nga viti 2021 për gjashtë vjet me radhë.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2012-2018 , si person zyrtar – shef i Inspektoratit në Komunën e Shtërpcës në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë para në mënyrë që të mos veproj në pajtim me detyrat e tij zyrtare , në atë mënyrë që ka marrë shuma të parave nga 200 deri në 500 euro , me qëllim që të mos ndërmerr veprime ligjore për të ndaluar ndërtimin pa leje dhe pa i plotësuar kushtet ligjore për ndërtim, në Parkun Kombëtar “Sharri”, Zona e dytë dhe e tretë e vikend zonës në Brezovicë, në kundërshtim me Ligjin mbi Ndërtimin , Ligjin mbi Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri””, thuhet në dosjen e siguruar nga Paparaci.

Ndryshe nga Bajrami, ish-kryetari e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune kanë marrë ryshfet që kap shifrën milionëshe.

- Advertisement -

Prokuroria po pretendon se ish-kryetari Nikoliq pranoi para dhe dhurata në vlerë 1 milion e 318 mijë euro.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve, ish-kryetar i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq; drejtori i Urbanizmit, Dimitrije Raçiçeviq; Dragomir Milosavleviq dhe Hysni Bajrami – inspektorë të ndërtimit të Komunës së Shtërpcës; Sasha Milosavleviq, drejtor i Kadastrit të Komunës së Shtërpcës, Raif Bajrami, shef i Inspektoratit të Komunës së Shtërpcës, dy persona përgjegjës të dy kompanive dhe dy persona të tjerë që dyshohen se ndihmuan kryerësit pas kryerjes së veprës penale, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit