1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kush është arkitektja që po zbukuron Prishtinën?

Rekomandime

Zejnije Kastrati ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe punon si arkitekte për stuion M-Technologie së bashku me Medina Braha (Drejtoreshë e Shërbimeve Publike) kanë realizuar projektin për zbukurimin e nënkalimeve të kryeqytetit.

- Advertisement -

Qëllimi i këtij projekti ka qenë jo vetëm që të promovohet siguria e kalimtarëve gjatë qarkullimit rrugor, por edhe që Prishtinës t’i jepet sa më shumë ngjyrë dhe gjallëri.

“Duke marrë parasysh faktin se truri i njeriut i përcepton ngjyrat para formave andaj edhe tek nënkalimet kam bërë një ndërlidhje të ngjyrave me forma për të frymuar përveç si një vepër artistike por edhe një përjetim psikologjik. Sipas kërkesës së znj. Medina Braha, është propozuar që perveç se të ketë art në vete gjithashtu të përcjellë siguri dhe tërheqjevemendjeje në levizje, gjë që besoj se është arritur duke shfrytëzuar perceptimin psikologjik të njeriut se si ne i përjetojmë ngjyrat. Andaj në hyrje-daljet e nënkalimeve është aplikuar ngjyra e verdhë e cila tërheq vëmendjen në qarkullimin rrugor dhe rrit përqendrimin dhe fokusimin në këndvështrimin pamor. Ndëra arti brenda nënkalimit me tre ngjyra parësore nga paleta e ngjyrave të tjera bën që kalimi përgjatë ecjes të përjetohet si siguri, ngrohtësi dhe qetësi në ecje.

Duke pasur parasysh se nënkalimet të cilat nuk kanë ndonjë shfrytëzim komercial mund të jenë monotone dhe të papëlqyeshme në ecje andaj e kam shfrytëzuar një simetri brenda saj në mënyrë që ndjesia e kalimit në to të përjetohet si më e shpejtë.

- Advertisement -

Poashtu edhe vijat e ndriçimit duke ndjekur vijat ndarëse mes ngjyrave në formë jo lineare apo paralele e bën akoma më të këndshme ecjen në të.” u shpreh arkitektja e projektit në fjalë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit