1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kush është Halit Sahitaj, i dyshuari për lidhje me shërbimin rus që incizoi njerëzit e shtetit

Rekomandime

Halit Sahitaj, një biznesmen nga Kosova i dyshuar nga AKI-ja për lidhje me Shërbimin Sekret të Rusisë, është personi që incizoi në mënyrë të paautorizuar njerëzit e sistemit të inteligjencës dhe drejtësisë së vendit, ka mësuar Gazeta Insajderi bazuar në burime jozyrtare.

- Advertisement -

Njeriu, i cili ka incizuar shefin e Njësisë së Inteligjencës Financiare dhe gjyqtarë dhe prokurorë nga sistemi i drejtësisë së Kosovës, është përmendur sot nga kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi, në një përgjigje me shkrim për një media.

Për këtë arsye, Gazeta Insajderi sjell të plotë intervistën dhe po ashtu profilin e njeriut që dyshohet të ketë incizuar njerëz të inteligjencës dhe të drejtësisë së shtetit.

Insajderi shkruan se në artikullin e publikuar në disa media të mërkurën, nuk është transmetuar e plotë deklarata e kryeredaktorit të Gazetës Insajderi, përfshirë informatat e tij mbi Halit Sahitajn, i cili sipas burimeve të Insajderit, është personazhi i përgjimeve të publikuara në një portal.

- Advertisement -

Kush është Halit Sahitaj, i dyshuari për lidhje me Shërbimin Sekret të Rusisë?

Halit Sahitaj është një biznesmen nga Kosova me aktivitete biznesore në Rusi dhe Kinë. Ai posedon pasaportë të Republikës së Serbisë dhe i dyshuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) si spiun i Rusisë në Kosovë.

- Advertisement -

Disa kohë më parë, Halitaj ka qenë nën vëzhgimin e AKI-së mbi dyshimet për aktivitete kriminale si spiunazhi dhe pastrimi i parave, bazuar në një dokumentar të publikuar nga emisioni hulumtues InDoks dy vjet më parë.

Intervistën e plotë për InDoks mund ta lexoni në Insajderi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit