-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kush është ish-diplomatja që ia zuri rrugën Kurtit në Krushë, ku shërbeu dhe si u shkarkua?

Rekomandime

Përderisa bënte homazhe për 23 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, kryeministri Albin Kurti sot është ndalur nga ish-diplomatja Bahrije Hoti, e cila ishte pjesë e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Bern.

- Advertisement -

Ajo ka kërkuar nga kryeministri shpjegime se përse është shkarkuar nga pozita që mbante, mirëpo ky i fundit nuk ka mundur të jap një sqarim, por i ka premtuar që do të interesohet për këtë gjë.

Bahrije Hoti, është njëra prej diplomateve që u shkarkua bashkë me 10 zyrtarë të tjerë nga Shërbimi i Jashtëm ditë më parë.

Vendimi ishte marrë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ministria vendimin e kishte arsyetuar, duke thënë se këtë gjë e bëri që “t’i anulojë vendimet e jashtëligjshme të marra në të kaluarën”.

- Advertisement -

Bahrije Hoti, sot u prezantua si motër dëshmori para kryeministrit Kurti gjatë vizitës së tij në Krushë të Madhe. Në llogarinë e saj personale në Facebook, ajo ka shkruar se si pasojë e masakrës në Krushë të Madhe 23 vite më parë, ka humbur babanë, vëllanë dhe nipin.

“Lavdi Baba, Vёlla, Nip dhe ju tё gjithё bashkfshatarё tё Krushёs qё ratё nё altarin e Lirise pёr mos tё vdekur kurrë!”, ka shkruar Hoti.

- Advertisement -

Lidhur me shkarkimet e MPJD-së, ka pasur disa reagime. Ministria dhe ministrja Gërvalla janë akuzuar se në mënyrë të parregullt kanë lëshuar vendimet për shkarkimin e diplomatëve në misionet e jashtme nëpër botë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit