3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kush është John Jovanoviqi? Drejtori i zyrës që u hap me “aminin” e Trumpit, në Serbi!

Rekomandime

Marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë ka nisur të sjellë frytet e para në Serbi. Dje edhe zyrtarisht është nënshkruar hapja e zyrës së Agjencisë Amerikane për Zhvillim në Beograd (DFC).

- Advertisement -

Kjo zyrë do të drejtohet nga serbo-amerikani, John Jovanoviq, i cili ishte drejtor i kompanisë zvicerane “Mercury Energy Group”, një nga më të fortat në botë.

Jovanoviqi më parë kishte punuar edhe për “Deutsche Bank”, pastaj “Berenson”, “Noble Group” dhe “Cadent Energy Partners”.

- Advertisement -

Mirëpo, cila është puna që do ta kryejë DFC-ja, Banka e Zhvillimit të Amerikës?

- Advertisement -

DFC-ja investon nëpër sektorë, përfshirë energjinë, kujdesin shëndetësor, infrastrukturën dhe teknologjinë. DFC-ja, gjithashtu siguron financim për bizneset e vogla dhe gratë sipërmarrëse me qëllim krijimin e vendeve të punës në tregjet në zhvillim.

Ndryshe, i dërguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në takimin në kryeqytetin serb, theksoi se politika mund të presë, por ekonomia mund të bëjë të pakuptimta konfliktet politike.

“Na duhet kohë për këtë përgjegjësi që ta përkthejmë në vende pune. Fryma e marrëveshjes ka qenë se kur njerëzit të ndjejnë përfitimet e ecjes para me normalizimin ekonomik, grindjet politike dhe simbolizmat nuk do të jenë një prioritet”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit