Shaqir Shaqiri, është shqiptari i cili përloti të gjithë kur u pyet nga gazetarët se sa para po i jepte si ndihmë për Shqipërinë.
Metro ka mësuar se Shaqir Shaqiri i cili vjen nga Medvegja, ka punuar si mësues në një nga shkollat në komunën e Obiliqit.
Ai njihet si mësues dhe person i dashur nga nxënësit e tij që i ka mësuar, vlen fakti se kur doli video ishin lajmëruar shumë ish-nxënës të tij duke zbuluar se ai është personi në video.
“Sa e morra pensionin, po i jap 10 euro si ndihmë për Shqipërinë, kaq kam mundësi, ma shumë nuk kam”, thotë Shaqiri i përlotur.
Ai po ashtu ka treguar se ka qenë si refugjatë gjatë luftës duke qëndruar përgjatë tre muajve në qytetin e Korçës në Shqipëri.
Ndihma e tij bëri që edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama ta shoh dhe të reagon përmes një statusi duke e quajtur atë hero dhe engjëll që po i jep fuqi për të mos ndalur punën dhe angazhimin e tij për të tejkaluar këtë krizë.