1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kush është Mentor Beqiri, i përmendur publikisht si njeri i Veselenoviçit për kontrabandë

Rekomandime

Në vitin 2009 ishte akuzuar për kontrabandë me naftë, sipas gazetës, por çuditërisht, akuzat u rrëzuan në mungesë provash.

Mentor Beqiri është biznesmen “problematik”, i cili me rrjetin e bizneseve të tij operon kryesisht në veri të vendit. Beqiri është një biznesmen që jo rrallë herë është paraqitur para Gjyqit si i akuzuar.

- Advertisement -

Emrin e tij për opinionin e gjerë e bëri të ditur që në vitin 2011 gazeta amerikane The New York Times, në hulumtimin: “Në Kosovë, kontrabanda nxit bashkëpunimin e pazakontë ndëretnik”.

Kjo gazetë amerikane shkruan që Mentor Beqiri ishte ana tjetër, në Kosovë, e operacioneve të kontrabandës të Zvonko Veselenoviçit, ky fundit tashmë i futur në listën e zezë të lëshuar nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2009 ishte akuzuar për kontrabandë me naftë, sipas gazetës, por çuditërisht, akuzat u rrëzuan në mungesë provash.

- Advertisement -

Hetuesit u kishin thënë gazetarëve amerikanë që Beqiri e Veslenoviqi bashkëpunonin në kontrabandë përmes rrjetit të pompave të benzinës që kishte Mentor Beqiri, dhe se kur duhej të takoheshin, e bënin këtë nëpër enklava serbe.

Mentor Beqiri përmendet edhe nga kryeinspektori i Punës nga regjioni i Mitrovicës së Veriut, Nexhat Fazliu. I cili gjobiti kompaninë e tij me 10 mijë për shkak mos trajtimin të duhur të një punëtoreje të mitur.

- Advertisement -

Inspektori i punës, Nexhat Fazliu mori vendimin që të hetohej ky rast, dhe krejt telashet, sipas tij me Mentor Beqirin filluan aty.

Inati duket që nuk i kaloi Mentor Beqirit. Nexhat Fazliu do të përfundon i sulmuar brutalisht. Edhe Prokuroria e Shtetit thotë që e sulmuan punëtorët e Mentor Beqirit me urdhër të Mentor Beqirit.

Ai tutje tregon, se pas sulmit brutal ndaj tij çka do të ndodhte me Mentor Beqirin dhe grupin e punëtorëve të tij. Si do të përfundonte i vr*arë Mehmet Kurti, që në këtë foto në dosje policore është shënuar me numrin një, dhe afër tij rri i akuzuari tjetër, Behar Halili, i shënjuar me numrin dy.

“Fillimisht është shqiptuar gjoba në shumën prej 10 mijë eurove ku dy javë pas pranimit të gjobës që ka shkuar me post. Mentor Beqiri, pronar i subjektit MAB SH.p.k i ka urdhëruar punëtorët e vet, të cilët më kanë ardhë në vendlindjen time në fshatin tim, persona të maskuar dhe më kanë sulmuar me shkopinj të bejsbollit dhe më kanë lënë për vd*ekje”, ka deklaruar ai.

Prokuroria ka akuzuar për vr*asje të rëndë në tentativë Behar Halilin e Shpëtim Tahirin, derisa e përmend si pjesëmarrës në sulm edhe Mehmet Kurti, i cili do të vr*itej në një incident tjetër më vonë. Mentor Beqiri është akuzuar për shtyrje në vrasje të rëndë në tentativë.

InDoks ka kontaktuar Mentor Beqirin, të akuzuarin për shtyrje në vr*asje të rëndë në tentativë kundër Fazliut, por i njëjti ka refuzuar të japë intervistë para kamerës. Ai ka dërguar vetëm një deklaratë me shkrim.

“Unë nuk e kam urdhëruar sulmin ndaj Nexhat Fazliut dhe as kolegët e mi nuk e kanë sulmuar. Aktakuza nuk ka prova. Mendoj që deklarata e Fazliut është për ti bërë presion psikik Prokurorisë dhe Gjykatës”, ka thënë Mentor Beqiri.

Ditën kur InDoks ka realizuar intervistën me Nexhat Fazliun, i njëjti kishte pranuar që të i tregonte ekipit vendet ku i ka shqiptuar dënimet kundër kompanisë RAD, të lidhur me Millan Radojçiqin e kompanisë së Mentor Beqirit.

Gjatë kësaj lëvizje nga Jugu i Mitrovicës deri tek spitali në Veri, vetura e ekipit të InDoks, ku ishte edhe Fazliu, ishte përcjellë nga një veturë e picerisë, të cilën e voziste Behar Halili, i akuzuari për tentim-vr*asje ndaj Nexhat Fazliut. Policia është njoftuar për këtë rast.

Mentor Beqiri, që me kompaninë e tij MAB ndërton banesa edhe në Serbi, por edhe në Kosovë, ka pasur disa procese gjyqësore. Në vitin 2012 madje u ndalua edhe nga EULEX.

“Dimensionet e biznesit kriminal të udhëhequr nga Mentor Beqiri duket të jenë të mëdha. Prova e marrë nga regjistrimi dhe përgjimi i telekomunikimeve të tij ka zbuluar se Mentor Beqiri është gjithashtu i përfshirë në veprimtari lidhur me ndërtimin dhe shitjen e pronës së paluajtshme në emër të kompanisë ‘Project Energineering’, firmë kjo e paregjistruar… në Fushë-Kosovë dhe dy të tjera në pjesën jugore të Mitrovicës”, ka përshkruar prokurori veprimtarinë e tij. “Kjo veprimtari ka mundur të jetë kanal përmes të cilit janë pastruar përfitimet e ardhura nga shitja e karburantit të kontrabanduar”, kishte deklaruar prokurori i EULEX, Olivier Beauvallet.

Edhe këto akuza i kishte mohuar Mentor Beqiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit