1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kush është mjeku shqiptar që tentoi ta shpëtojë Kryetarin e Zagrebit që ndërroi jetë pardje

Rekomandime

Kryetari i Bashkësisë së Zagrebit, Milan Bandiq ndërroi jetë të shtunën derisa pranë tij ishte miku i tij i ngushtë, Gzim Rexhepi që tentoi t’i shpëtojë jetën por pa sukses, shkruajnë mediat kroate.

Pas rastit tragjik, Rexhepi ka folur për media duke thënë se atë natë ishin kthyer në Zagreb ku edhe ishin takuar me Bandiq.

- Advertisement -

Sipas rrëfimit të mjekut shqiptar, kreu i Bashkësisë së Zagrebit ishte quar për të marrë ujë, kur edhe u rrëzua.

Mjeku thotë se kishte filluar t’i jap ndihmën e parë menjëherë, e të njëjtën e kishin vazhduar edhe mjekët tjerë pasi erdhi emergjenca, por që shton se përpjekjet e tyre fatkeqësisht përfunduan pa sukses.

“Si shoku i tij, unë jam jashtëzakonisht i trishtuar dhe i pakënaqur që isha ai që duhet të kisha filluar reanimacionin”, tha Rexhepi, duke shtuar se ndonjëherë në jetë njeriu mund të zgjedhë, por ai nuk mundi.

- Advertisement -

Rexhepi ka bërë thirrje që familja të lihet e qetë pas disa spekulime që kanë qarkulluar në rrjete sociale.

“Lëreni njeriun, familjen dhe të dashurit e tij të vajtojnë në paqe. Na duhet pak më shumë respekt për njëri-tjetrin, pak më shumë besim në të vërtetën “, tha ai.

- Advertisement -

“Ne që jetojmë në Zagreb do të kemi një moment çdo ditë për të kujtuar Milanin e madh,” përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit