1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kush është modelja kosovare që defiloi mbrëmë në Javën e Modës në Paris

Rekomandime

Mbrëmë, në Javën e Modës në Paris ka defiluar modelja kosovare, Sihana Shalaj. Ajo për momentin është në agjencinë e modës së IMG, më e madhja në botë modelet e të cilës e kanë fjalën kryesore në Javët e Modës që organizohen në New York, Paris, Milano dhe Londër

Sihana Shalaj, është emri më i ri në fushën e modelimit që nga Kosova arrin që të defilojë në pistat më të mëdha të botës.

- Advertisement -

Kështu, ka bërë ajo gjatë një paraqitje që ka bërë mbrëmë në Paris për Yves Saint Laurent. Vetëm 24 vjeçare, modelja kosovare kishte shkuar në Londër në vitin 2019 ku ishte zbuluar nga agjencia londineze e Londrës, “Mollie”.

19 shtatori i vitit 2019 kishte bërë që kosovarja të jetë pjesë e IMG duke u prezantuar bashkë me katër vajza të tjera.

VIDEO

- Advertisement -

Mbrëmë, shtëpia e modës, Yves Saint Laurent, bëri një shfaqje para Kullës Eiffel në Paris. Modelet parakaluarn në pasarelë menjëherë pas muzgut duke pasur një shkëlqim në sfond. Por, ajo që ra në sy ishte se e para që parakalojë pikërisht, Sihana Shalaj.

- Advertisement -

Sihana para kësaj sfilate ka pozuar edhe për Pradan, derisa këtë herë ajo kishte të veshur një fustan të bardh derisa defiloi edhe me një tjetër të zi, ku në pjesën e gjoksit kishte vënë vetëm një rrjetë të tejdukshme.

E lindur në Prishtinë, Sihana u largua nga Prishtina në gushtin e vitit 2019.

“Në Prishtinë, një ditë e zakonshme kalon duke dalë në shëtitje me shokët dhe duke kaluar kohën me familjen time të madhe! Kosova ka popullsinë më të re në Europë – më shumë se gjysma e popullsisë është nën moshën 25 vjeç”, kishte thënë Sihana kur ishte prezantuar si prurje e re e agjencisë.

Ajo ka treguar se shenjat se mund të hyjë në botën e modelingut i kishte filluar në Prishtinë ku talenti i saj ishte zbuluar nga stilistja Venera Mustafa. “Ajo më shikoj në një kafe kur isha 16 vjeçare dhe me pyeti nëse isha e interesuar që të punojmë së bashku. Ishim duke punuar bashkë që nga ajo kohë dhe u bëmë shokë të ngushtë. Jam kënaqur dhe kam mësuar shumë nga Venera”, ka thënë ajo në këtë intervistë, derisa fotografitë që kishte bërë në bibliotekë dhe në vende të ndryshme, sidomos ato futuristike ranë në sy të Mollie Dendle, kompania që skauton modele në Londër.

VIDEO

Për Sihanën, befasia më e madhe ishte kur ajo sfilojë për Pradën, madje ajo ishte kompania e parë që e rekrutojë atë.

Tani ajo ka 23 vjet dhe gjatë një punë e madhe e pret atë në skenën e modës nëpër Botë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit