1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kush është njeriu më besnik i Vladimir Putinit

Rekomandime

Për të kuptuar origjinën dhe arsyet e luftës në Ukrainë si dhe për të kuptuar kryengritjen pro-ruse në Donbas është e nevojshme që të flasim për figurën Igor Girgin, i cili njihet si politikani më besnik i Vladimir Putinit me të cilin ndan edhe një prejardhjen e tij nga botën e shërbimeve sekrete, ishte një nga drejtuesit e kryengritjes së madhe separatiste në Donetsk dhe më vonë u bë një nga protagonistët e luftës 2022-23 në Ukrainë.

- Advertisement -

Igor Vsevolodovich Girkin lindi në Moskë, më 17 dhjetor 1970, në një familje që kishin kontekste shumë pranë Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e formuar nga vlerat konservatore dhe një familje me një traditë të gjatë ushtarake.

Një lexues i zjarrtë, i cili i kalon ditët e tij në bibliotekat historike dhe ushtarake të familjes, Girkin u trajnua në një institut të veçantë në Moskë, në Universitetin Shtetëror të Shkencave Humane, dhe gjatë viteve të tij të universitetit mori pjesë në grupe studentore për revanshistët dhe nostalgjikët e epokës monarkike. Edhe pse ai hiqej si një komunist, Girkin ishte në realitet një kritikues i zjarrtë i projektit sovjetik dhe një nacionalist me prirje të djathta. Midis 1989 dhe 1993, ndërsa ndoqi universitetin, Girkinu gjend në luftën e Transnistrias dhe të Bosnjës me maskën e një luftëtari vullnetar.

Një ditë para diplomimit Girkinbraktisi universitetin për t’iu bashkuar forcave të armatosura ku shumë shpejt ra në sy për talentin e tij si ushtarak. Ndërsa lufta e dytë çeçene dhe lufta në Gjeorgji do të jenë terrenet e testimit të marrëdhënieve Putin-Girkin.

- Advertisement -

Ekspert në operacionet hibride, ish 007, veteran i luftërave të parregullta, patriot i bindur dhe i besueshëm, Girkin është njeriu që Putin e di se i nevojitet dhe tek i cili mund të mbështetet për të përballuar siç duhet konkurrencën strategjike me SHBA-në.

- Advertisement -

Përfshirja në luftën e Ukrainës

Në pushtimin e Ukrainës Girkin vihet në krye të operacioneve në gadishullin e Krimesë , i cili u pushtua brenda dy muajve, dhe më pas u aneksua ligjërisht me referendum.

Pasi ka siguruar Krimenë, një postë e domosdoshme në kontekstin e mbajtjes së një pranie hegjemoniste në Detin e Zi, vëmendja e Moskës është ridrejtuar drejt Donetskut dhe Luganskut. Girkin, prestigji i të cilit është rritur ndjeshëm falë pushtimit së Krimesë, transferohet në Donbass.

I vënë në krye të një batalioni të parregullt, i përbërë nga profesionistë dhe vullnetarë me origjinë të ndryshme si çeçene, turkmenistanë, ukrainas, ish-007 me një mijë burime e fillon fushatën e tij personale të Donbasit.

Ndërsa separatistët pro-rusë përparojnë mes Donetskut dhe Luganskut, Girkin hyn në listën e zezë të shërbimeve sekrete ukrainase, pasi konsiderohet përgjegjës për vrasjen e një prej agjentëve të tyre dhe vrasjen brutale të politikanit ukrainas Volodymyr Rybak.

Pas kësaj ngjarjeje Kremlini vendos të mbroje separatistët publikisht, por privatisht nis një pastrim ndëshkues për masakrën e të pafajshmëve.

I pari që paguan pasojat, duke rënë në harresë, është vetë Girkin, i cili muajin pasardhës hiqet nga Mbrojtja dhe ri caktohet në detyra të papërcaktuara. Ish- 007 do të rishfaqet në Rusi disa muaj më vonë.

Girgin pro përdorimit të armëve bërthamore

Në muajt pas rastit të lartpërmendur çështja Girkin u rishfaq përsëri. Inteligjenca ukrainase dhe agjencitë perëndimore janë në gjurmët e tij pasi mësuan se supozimet e tyre se Girkin mund të kishte vdekur nuk ishin të vërteta.

Girkin ishte kthyer në vendlindjen e tij dhe punonte si shef sigurie për një biznesmen e pasur, Konstantin Malofeev, i cili pretendon se i përket rrethit të Putinit.

Ish-007 hap gjithashtu një kanal në Telegram për të mbuluar zhvillimin e të ashtuquajturit operacion special ushtarak, për të cilin ai pretendon se është i domosdoshëm. Nëpërmjet kanalit ai kritikon aparatin vendimmarrës të Mbrojtjes.

Si një skifter i vërtetë, Girkin figuron ndër zërat e parë në favor të mobilizimit, të pjesshëm apo të përgjithshëm.

Ai është një mbështetës i madh i delegjitimimit të Ukrainës.

Është ndër ata që tundin spektrin e përshkallëzimit atomik, duke bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për lëshimin e armëve taktike bërthamore dhe që duan të japin shembull për qytetarët si një vend i pamposhtur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit