-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kush është trajneri 38-vjeçar kosovar që vdiq si pasojë e Covid-19

Rekomandime

Federata e Karatesë e Kosovës bëri të ditur sot se trajneri i njohur kosovar, 38-vjeçari Flamur Shasha, ka nderuar jetë si pasojë e infektimit me virusin Covid-19. Por, tifozët e sportit në Kosovë e mbajnë mend Shashës edhe si njërin ndër karateistët më të mirë të gjeneratës së tij e jo vetëm si trajner.

- Advertisement -

Flamur Shasha, i cili u bë njëri ndëq 64 viktimat e koronavirusit në Kosovë, ishte kampion i shumëfishtë i Kosovës, si junior dhe sendor, si dhe anëtar i Kombëtares së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Shasha mbahet mend për kontributin që e kishte dhënë në avancimin e karatesë në Pejë dhe Kosovë, bashkë me një numër të kolegëve të tij.

“Në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare”, shkruhet në njoftimin e FKK-së për vdekjen e Shashës.

- Advertisement -

Shasha kishte bërë emër gjatë karrierës së tij si karateist, mirëpo ai i vazhdoi kontributet e tij për këtë sport edhe si trajner i klubit të karatesë Ippon Peja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit