Zeljko Bojiq, polici serb në veriun e Kosovës, po konsiderohet si një prej personave të dyshuar për lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Njësia Speciale e Kosovës mëngjesin e sotëm bastisi banesën e Bojic, ndonëse këtë të fundit nuk e gjeti aty pasi dyshohet se është arratisur në Budva të Malit të Zi, arrestoi djalin e tij Velko Bojiq.Por kush është Zeljko Bojiq?
Por kush është Zeljko Bojiq?
I kërkuar kryesor prej Policisë së Kosovës në operacionin e zhvilluar sot Zeljko Bojiq, po konsiderohet si një person shumë i rrezikshëm.Ky i fundit, është shef i operativës së Policisë në pjesën veriore dhe po dyshohet për fshehjen e provave në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.