-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kush ishin dy shqiptarët nga Gjakova, babë e bir, që kryenin KRlME ndaj shqiptarëve?

Rekomandime

Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek Hilë i Gjakovës kishin kryer KRlME ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe.

Në seancën gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së ka dëshmuar ish-nënkryetari Nasim Haradinaj. Ai i përmendi shqiptarët që kanë shërbyer në policinë e Serbisë të cilët kanë kryer KRlME në Iuftën e fundit në Kosovë. Haradinaj tha se Muharrem Ibraj së bashku me babain e tij të cilët vijnë nga fshati Osek Hilë i Gjakovës në uniformën e policisë serbe kishin eleminuar fqinjin e tyre shqiptar.

- Advertisement -

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të tij mbrojtëse, Toby Cedman, Haradinaj tha se në Kosovë KRlME kanë kryer edhe shqiptarët.

“KRlME kanë bërë edhe shqiptarët, sikur është Muharrem Ibra me babën e vëllanë e vet, që me uniforma serbe kane vra kojshinë… Ne jemi për zbulimin e të gjitha KRlMEVE, pa marrë parasysh se kush i ka kryer. Por, jo të ketë diskiminim”, tha ai.

Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit.

- Advertisement -

“Unë shkova ne Hagë, nuk kam dashur të tradhtoj Serbinë. Kam lindur në Serbi, në Jugosllavi, dhe e kam thënë të vërtetën”, kishte thënë ai.

Ibraj ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi.

- Advertisement -

Ish-shefi i “sigurisë lokale” nga zonën e Gjakovës mohoi KRlMET e kryera kundër civilëve shqiptarë nga forcat serbe duke thënë se nuk kishte asnjë informacion për ndonjë KRlM të kryer nga ushtria dhe policia serbe kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999.

Muharem Ibraj ishte emëruar nga kryetari serb i komunës Momçilo Stanojeviç, shef i “sigurisë lokale”. Në qershor 1999, kishte ikur nga Kosova bashkë me forcat serbe. Kur u pyet nga një gjyqtar pse nuk e kishte përkrahur UÇK-në, Ibraj u përgjigj:

“UÇK-ja ishte kundër shtetit.”

Dëshmia e Muharrem Ibrajt, i cili u akuzua për vr.asjen e një shqiptari në fillim të marsit të vitit 1999, u publikua nga radio televizioni shtetëror serb.

Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për KRlME Iufte të kryera në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit