11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kush ishte 26 vjeçari që vdiq dje në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Rekomandime

Një rast tragjik ndodhi pasditen e djeshme që mori vëmendjen e të gjithëve. 26 vjeçari, Agon Musliu humbi jetën pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7 tek Qendra e Studentëve.

- Advertisement -

Musliu për fat të keq nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë me të arritur në Qendrën Emergjente, pavarësisht që mjekët kujdestarë tentuan ta mbanin në jetë përmes reaminacionit.

Sipas raportimeve të para thuhet se i riu gjilanas kishte dëshmuar se ka probleme shëndetësore me të arritur në Kosovë pas kërkesës së bërë nga familjarët e tij, por që pavarësisht kësaj i ishte kërkuar që të futej në karantinë. Madje dëshmitarë të cilët qëndruan me të e thanë të njëjtën gjë, duke shtuar se ai ua kishte vërtetuar institucioneve përgjegjëse këtë gjë.

Lidhur me e rastin tragjik të ndodhur mbrëmë reaguan thuajse të gjithë krerët e shtetit, ku kërkuan hetimin e këtij rasti.

- Advertisement -

Por tek reagimet duhet përjashtuar ushtruesin e detyrës së ministrit të  Punëve të Brendshme, ministren e Drejtësisë dhe personalisht ministrin e Shëndetësisë (duke mos përfshirë këtu një njoftim të përgjithësuar pa shumë të dhëna nga ministria e Shëndetësisë).

Për dallim nga kryeministri në detyrë, presidenti, kryetarët partiak e shumë njerëz të tjerë të rëndësishëm të vendit, tre nga ministrat kyç nuk thanë as edhe një fjalë mbrëmë lidhur me këtë.

- Advertisement -

Familjarë, por edhe kryetari i komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri deklaruan se Agon Musliu ishte student i dalluar i nivelit Master në Gjermani, shkruan Indeksonline.

Por jo vetëm kaq, Agoni ishte i tillë edhe gjatë ndjekjes së shkollimit në Kosovë, sa ndiqte mësimet fillore në fshatin Livoç i Epërm e më pas në gjimnazin ‘Zenel Hajdini’ në drejtimin Matematikë-Informatikë.

Madje i njëjti ishte zgjedhur edhe ‘Lexues i Dalluar i Bibliotekës  Fan S.Noli’ në Gjilan.

Ai kishte udhëtuar për në Gjermani për t’i ndjekur studimet, por me të ndryshuar situata lidhur me pandeminë më pas ato u ndërprenë.

Agon Musliu ishte fëmija i vetëm i familjes e lidhur me vdekjen e tij ngushëllime shprehën shumë udhëheqës institucionesh, familjarë e qytetarë të vendit që padyshim me shumë dhimbje pranuan lajmin për vdekjen e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit