Në komunën e Gjilanit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta, sipas rezultateve preliminare, me 12.217 vota.
Sipas listës së deputetëve më të votuar që e ka siguruar Gazeta Express, kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani ka marrë 9682 vota.
I dyti në listë me më së shumti vota është ish-ministri, Fatmir Rexhepi, i cili është rikthyer në garë për deputet. Rexhepi ka marrë 5673 vota.
Pas tij, i treti më i votuar është Faton Bilsimi me 5504 vota.
Dy kandidatet gra Lirije Kajtazi dhe Valentina Bunjaku – Rexhepi janë në pesëshën më të votuar po ashtu. Kajtazi ka 4485 vota, ndërsa Bunjaku – Rexhepi, që ishte deputete mandatin e kaluar, në Gjilan ka marrë 4557 vota.
Ndërkaq ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka siguruar 3914 vota nga qyteti prej të cilit vjen.