-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kush janë zyrtarët që do t’u kontrollohet përsëri pasuria, Thaçi është vetëm njëri prej tyre

Rekomandime

Rreth 950 zyrtarë të lartë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga Agjencia Kundër Korrupsionit. Në mesin e zyrtarëve që do t’i kontrollohet pasuria edhe njëherë është edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Express.

- Advertisement -

Përmes një shorti publik janë caktuar emrat e zyrtarëve publikë që do t’iu bëhet kontrolli i plotë i pasurisë nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Shorti iu ka rënë edhe Presidentit, disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe disa kryetarëve të komunave.

Në këtë listë gjendet Presidenti Hashim Thaçi, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi.

- Advertisement -

Pjesë e listës së publikuar nga AKK’ja janë edhe disa prej deputetevëve të Kuvendit të Kosovës. Doruntinë Maloku, Valdete Idrizi, Besa Ismaili, Labinotë Demi-Murtezi, Branislav Nikolic, Artan Abrashi e Sejdi Hoxha, janë vetëm disa prej tyre.

Ndryshe, Agjencia kundër Korrupsionit ka mandat ligjor që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti.

- Advertisement -

“Përveç kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia kundër Korrupsionit ka mandat ligjor që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve”, thuhet në njoftimin e AKK’së.

Në këtë link, mund të gjeni listën e plotë të zyrtarëve që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit