6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kush kujdeset për sigurinë e objekteve fetare ortodokse në Kosovë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka Njësi që e bën mbikëqyrjen e monumenteve fetare-kulturore. Manastiri i Deçanit nuk ruhet nga PK.

- Advertisement -

Ky është Manastiri i Graçanicës, i cili është pjesë e pasurisë e trashëgimisë së Kosovës.

Për sigurinë e këtij monumenti fetaro kulturore 24 orë në çdo ditë të javës kujdesen ekipe të Policisë së Kosovës.

Ekziston një njësi në Policinë e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Sigurimin e Objekteve me rëndësi të veçantë dhe personaliteteve që e bën mbikëqyrjen.

- Advertisement -

Këtë e kanë konfirmuar edhe vet këta të fundit në një përgjigje për T7.

Mirëpo, Policia e Kosovës nuk e ruan Manastirin e Deçanit. Dioqeza Rashkë-Prizren pati njoftuar që Manastirit i Deçanit ruhet pikërisht nga Kfori.

- Advertisement -

Megjithatë Ministria e Kulturës thotë që ka për qëllim ruajtjen e këtyre monumenteve, përfshirë edhe Manastirin e Deçanit me qëllim të bartjes tek gjeneratat e reja.

Manastiri i Deçanit është renditur në mesin e 7 vendeve më të rrezikuara në trashgimin kulturore në Evropë, mirëpo Ministria shpreson që ky objekt do të largohet nga kjo listë, meqë i kanë bërë edhe një kërkesë kësaj organizate krerët e shtetit.

Kryeministri Kurti kërkoj të vizitojë Manastirin e Deçanit, por Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit nuk e lejoj një gjë të tillë me arsyetimin që së pari duhet të bëhet kalimi i pronave në emër të Manstitirit të Deçanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit