Lideri i AKR-së, deputet i Kuvendit të Kosovës, duket të mos jetë rehat tani derisa ka deklaruar se ai do ta votoj, Kurtin kryeministër.
Me të filluar seanca pas pauzës një orëshe, Pacolli mbetet duke shkëmbyer mesazhe në telefon, të cilat sigurisht se nuk janë lëvdata, derisa përgjigjet janë të qarta.
Në një foto të siguruar nga KosovaPost, shihet një mesazh, në telefonin e Pacollit, ku ndër të tjera duket sikur dikush i ka shkruar se ‘i bjen thikë pas shpine’, nëse e voton Kurtin, kurse përgjigja është kjo.
”Thika, asnjëher kur je ti ne pytje. Vota për të është e paveitueshme edhe pa voten time’, Citojmë mesazhin.
Nuk dihet dihet nga kush i vjen ai mesazh, porse ky i përgjigjet me votën ose pa votën e tij, Kurti do të bëhet kryeministër./Kosovapost