Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në kapjen e Destan Qorrit i cili dyshohet se dhunoi disa vajza të mitura, shkruan Gazeta Metro.
Referuar tri veprave penale (Dhunim, Sulm seksual dhe Kanosje) që kanë ndodhur në rajonin e Drenasit, ku viktimat janë femra (të mitura), Drejtoria Rajonale e Policisë– Prishtinë me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar.
Destan Qorri (1986)
Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij ta njoftojnë policinë në numrin 192 .