2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kushëriri i Ivanoviqit thotë se dikush i fortë në Serbi po i fsheh filmimet e kamerave

Rekomandime

Avokati Aleksandar Ivanoviq, kushëri i politikanit të vr*arë serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, ka thënë se nuk dihet kush e ka vrarë atë, por dihet se dikush i fuqishëm në Serbi po i mban të fshehta pamjet e kamerave të sigurisë në veri të Mitrovicës që tregojnë lëvizjen e njerëzve që e përcollën dhe e vr*anë politikanin.

“Në Mitrovicë të Veriut ka me dhjetëra e dhjetëra kamera të sigurisë. Të gjitha janë në objekte me pronarë serbë dhe ato kanë regjistruar lëvizjet në ditët para dhe në ditën tragjike. Atëherë shtrohet pyetja se pse këto flimime nuk po dalin, pse njerëzit tanë nuk po i zbulojnë nëse pretendojnë se Oliverin e kanë vr*arë shqiptarët. Është edhe më shqetësues fakti kur e dimë se anëtarët e Policisë së Kosovës në atë zonë janë kryesisht serbë. Kështu që shtrohet pyetja se kush është aq i fuqishëm për të kontrolluar që këto incizime të mos shfaqen”, tha ai, përcjell gazeta “Danas”.

- Advertisement -

Ai tha se para vr*asjes ka pasur disa suIme fizike ndaj familjes dhe pronës së Oliverit në Mitrovicën e Veriut.

“Oliverit ia hodhën bombën dhe ia çuan në erë veturën, ia dogjën zyrën e partisë, një serb hyri me forcë në banesën e tij derisa ai nuk ishte aty dhe ia la një mesazh kërcënues që të mos kandidojë. Pasi kandidoi, pas zgjedhjeve prapë ia dogjën veturën. Asgjë nuk e ndali atë. Dhe për këtë, dikush mendoi se duhet ndalur me plumb. E qëlluan prapa shpinës”, tha Aleksandar Ivanoviq.

Para vr*asjes, në “TV Pink” ishte shfaqur një reklamë ku paralajmërohej vrasja siç ishte quajtur e “tradhtarit Ivanoviq”.

- Advertisement -

“Në një shtet normal, organet do të duhej të merreshin me këtë”, shtoi ai.

Oliver Ivanoviq u v*ra më 16 janar 2018 para zyrës së tij në Mitrovicë.

- Advertisement -

Për vr*asjen e tij, prokuroria në Kosovë ka ngritur aktakuzë ndaj: Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq , Rade Basara, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, të cilët janë duke u gjykuar. Tre të akuzuarit e tjerë, Zvonko Veselinoviq, Milan Radoiçiq dhe Zheljko Bojiq janë në arrati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit