-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kushtetuesja s’ka mandat të vendosë afate kohore për formimin e qeverisë, sipas ekspertëve

Rekomandime

Mundësia që Gjykata Kushtetuese përmes një aktgjykimi të vendos afate kohore për formimin e qeverisë, po shihet si shkelje e Kushtetueses dhe jashtë kompetencave të kësaj gjykate.

- Advertisement -

Ekspertë të kushtetutës thonë për KosovaPress se Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja, pasi hynë në kompetenca të Kuvendit të Kosovës.

Profesori universitar, njëri prej hartuesve të Kushtetutës, Riza Smaka thotë se Gjykata Kushtetuese ekskluzivisht ka autorizim për të bërë interpretimin e dispozitave kushtetuese kontestuese dhe jo të tejkalojë kompetencat e saj.

“Gjykata Kushtetuese ekskluzivisht ka autorizim për të bërë interpretimin e dispozitave kushtetuese kontestuese, asgjë tjetër, kurrsesi. Nën dy nuk ka autorizim për të krijuar normë, për të caktuar afate, ajo është ekskluzive e legjislativit. Gjykata nuk do të duhej të lëshohej në atë sferë sepse do të rrëshqiste, të tejkalonte kompetencat. Të ushtron kompetenca të legjislativit. Do të shkelte Kushtetutën, dhe atë shkelje të rëndë të Kushtetutës”, thotë ai.

- Advertisement -

Mendim të njëjtë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të vendosë afate kohore ka edhe njohësi i rrethanave kushtetuese, Mazllum Baraliu, i cili thotë se nëse merret një vendim i tillë mund të jetë diskutabil.

“Gjykata nuk do të duhej të krijonte praktika siç kanë ndodhur më parë që të rishkruajë Kushtetutën. Kushtetuta shkruhet vetëm nga kushtetutbërësi ai i cili e përpilon dhe miraton e që është Kuvendi i Kosovës. Gjykata Kushtetuese është vetë gardian i Kushtetutës, mbrojtëse e saj dhe interpretuese e saj. Këtë duhet të bënte tani dhe shpresoj. Diçka më tepër që tejshkohet, mendoj se mund të ketë probleme pastaj dhe vendimi i saj mund të jetë diskutabil për palët”, thotë ai.

- Advertisement -

Njohësi i kushtetutës, Riza Smaka për KosovaPress mes tjerash thotë se Gjykata Kushtetuese këtë lëndë është dashur të kryente brenda një jave.

“Gjykata Kushtetuese këtë është dashur të kryente brenda javës. Kjo është çështje juridike e thjesht, çdo jurist që mund të jetë edhe ordiner, që nuk pretendon të jetë ndonjë shkencëtar dhe ekspert këtë çështje juridike do të kishte zgjidhur në mënyrë korrekte dhe pa asnjë dileme brenda mos të them një jave, por brenda gjysmë ore. E lexon me kujdes, e analizon me kujdes, nëse dyshon i merr dy a tri kushtetuta të shteteve parlamentare, e bënë një krahasim dhe del me konkluzion”, thotë ai.

Muajin e kaluar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar për kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së. Ky dekret është kontestuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit pritet që të premten e datës 29 maj të vendos për kushtetutshmërinë e dekretit të Thaçit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit