1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kushti i “Modelit të Austrisë” që mund ta ndalojë Iuftën Rusi-Ukrainë

Rekomandime

Modeli i Austrisë i referohet një kushti që e ka karakterizuar këtë vend që nga 26 tetori i vitit 1955, ditë në të cilën u zgjat akti që sanksionoi statusin “neutralitet i përhershëm” të vendit.

Formalisht ky u quajt një akt vullnetar falë të cilit vendi u lirua nga fuqitë që kishin marrë kontrollin pas Luftës së Dytë Botërore. Në realitet, ishte Bashkimi Sovjetik që e shtyu në këtë vendim, që të pengonte që Austria t’i bashkohej aleancës ushtarake të NATO-s.

- Advertisement -

Austria edhe tani nuk është pjesë e aleancës pikërisht për shkak të këtij angazhimi e për të njëjtin motiv nuk është përfshirë edhe në përballjen e tanishme mes Rusisë dhe Ukrainës. Prej më shumë se 20 vitesh bashkëpunon me disa misione paqeruajtëse në kuadrin e ‘partnershipit’ për paqen.

Pikërisht vullneti i Kievit për t’u bërë një shtet anëtarë dhe kundërshtimi i Moskës për hyrjen e saj në NATO i kanë hapur rrugën kësaj formule si një rrugë hipotetike për të ndalur konfliktin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit