4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kushti i PDK-së për Nismën: Bëjmë koalicion vetëm nëse shkriheni në PDK

Rekomandime

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ia ka mbyllur dyert partive tjera për koalicion parazgjedhor. Ai ka thënë se dyert e PDK-së janë të hapura vetëm nëse ato pranojnë të shkrihen në PDK.

- Advertisement -

Lladrovci ka thënë se nëse ndonjë parti do të pranonte të shkrihej në PDK, s’do të humbte asgjë para qytetarëve.

“Lista e PDK-së, me gjithë integrimin e profileve të politikanëve të partive tjera, por, sipas mendimit tim, duhet të jetë e vetme, pa shtesa të partive tjera në listën zgjedhore. Partitë politike janë të mirëseardhura në listën e përbashkët zgjedhore por vetëm duke u shkrirë brenda PDK-së. Kur pranohet partneriteti dhe bashkëpunimi i sinqertë për garën zgjedhore, atëherë emri është i rëndësisë më të vogël. Partitë politike që do të bëhen pjesë e listës tonë, asgjë nuk humbin para qytetarëve as para anëtarëve të vet besnikë, sepse, qëllimi madhor mbetet fitorja e zgjedhjeve dhe vizionit të PDK-së. Po bashkëpunim dhe partneritet me parime programore, por, PDK duhet ta ketë në garë, vetëm emrin e vet”, ka shkruar Lladrovci.

Ai thotë se secili subjekt politik që dëshiron të garojë bashkë me PDK-në, duhet të pajtohet që PDK-së të mos i vihen akronimet e tyre si shtesë.

- Advertisement -

J”emi mjaftë të fuqishëm e të konsoliduar për ta dëshmuar se asnjë parti që na bashkohet nuk na fuqizon me emrin e vet, përkundrazi. Prandaj, konsideroj që secilit subjekt që i pëlqen programi ynë, duhet t’i pëlqej edhe emri, pa shtesa në emrin e vetëm, Partia Demokratike e Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Lladrovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit