1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kuvendi i Kosovës i shëtit çdo ditë serbët me automjete zyrtare

Rekomandime

Çdo mëngjes, punëtorët serb të administratës së Kuvendit të Kosovës zbresin një nga një nga automjet që i bartë nga shtëpia për në vendin e punës.

- Advertisement -

Ndryshe nga kolegët e tyre shqiptarë, turq, romë, ashkali e egjiptas, tash e 20 vite ata udhëtojnë nga Shtërpca, Graçanica e vendet tjera të Kosovës me transport të organizuar.

Por, askush nuk tregon përse.

SPONSORED CONTENT
Mgid
Mgid

- Advertisement -

Simptomat e prostatitit? Sëmundja do të zhduket pas 1 dite!
ProstaGenius
Gazeta Infokus ka një vit që kërkon nga Administrata e Kuvendit të Kosovës dhe Zyra e Kryetarit përgjigje për të privilegjuarit e këtij institucioni, por një kërkesë e tillë është kaluar në heshtje pa përgjigje.

Ngjashëm duket se në heshtje u është lejuar edhe transporti pjesëtarëve të këtij komunitet, duke krijuar pakënaqësi te pjesa tjetër e stafit të Kuvendit.

- Advertisement -

“Çdo ditë vinë edhe shkojnë me kombi. A na udhëtojmë me kerre tona ose autobus në të njëjtën rrugë”, thotë një punonjës i Kuvendit të Kosovës, që nuk dëshiron t’i përmendet emri.

Ai thotë se kështu veprohet që nga koha e UNMIK-ut, kur ishte nxjerrë një vendim për t’u mundësuar serbëve që të udhëtojnë për në institucionet e shtetit.

Megjithatë, një vendim i tillë nuk është prezantuar për Gazetën Infokus nga administrata e Kuvendit të Kosovës tash e një vit, shkruan Gazeta Infokus.

As përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët e monitorojnë punën e legjislativit nuk janë në dijeni për ekzistencën e një vendimi apo rregulloreje që privilegjon të punësuarit serb të administratës.

Por, nuk kanë ndonjë koment lidhur me këtë çështje.

Ndërkaq, në fotografitë që ka bërë Gazeta Infokus, shihet se një kombi bus i bardhë me targa zyrtare i sjellë pak para orës 8 zyrtarët e Kuvendit dhe i pret fiks në ora 16:00 kur e përfundojnë orarin e punës për t’i dërguar në shtëpi.

Asnjë nga këta zyrtarë nuk kanë qenë të gatshëm të flasin./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit