4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kuvendi miratoi rezolutën për Srebrenicën, por murali që nderon “Kasapin e Bosnjës” ndodhet brenda Kosovës

Rekomandime

Me 89 vota për asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutë që e dënon gjencidin në Srebrenicë.

Qysh para nisjes së deklarimeve në këtë pikë deputetët e Listës Serbe kanë lëshuar sallën e mbledhjeve plenare.

- Advertisement -

Pasdite Lista Serbe që e ka kryetar, Goran Rakiq doli me deklaratë të ashpër duke e quajtuar dokumentin e Kuvendit si sulm ndaj popullit serb dhe veprim që kërcënon sipas tyre marrëdhëniet ndëretnike “asnjë fjalë për vuajtjet e serbëve në Bosnjë, Kroaci ose Kosovë nuk u tha sot”.

Nismëtarja e Rezolutës deputetja nga komuniteti boshnjak Duda Balje, ka thënë se është për keqardhje që kolegët serbë vepruan kështu, njofton Klan Kosova.

“Kjo është mosfuqia e tyre që ta shohin të vërtetën në sy.Në fund të fundit, ky është qëndrim i Serbisë dhe Lista Serbe kurrë nuk do ta merrnin pëlqimin që të qëndrojnë në sallë, madje edhe për të votuar kundër”, tha Balje per Klan Kosova.

- Advertisement -

Ndërkohë në qendër të Zveçanit është një mural që i kushtohet gjeneralit serb Ratko Mladiq, të cilit para një muaji shkalla e dytë e Trubunalit të Hagës i ri konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për krlmet që i bëri në Bosnjë, posaçërisht për kryerjen e gjencidit në Srebrenicë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit