2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kuvendi nuk ka “orë policore”, në 14:00 mblidhet Kryesia për të vendosur lidhur me seancën për mocion ndaj Kurtit

Rekomandime

Fati i Qeverisë së Albin Kurtit ka ngelur në rekomandimin që pritet të nxjerrë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të cili i është drejtuar Kuvendi i Kosovës.

Nga zyra e Vjosa Osmanit nuk kanë treguar nëse Instituti ka kthyer përgjigje lidhur me mundësinë shëndetësore për mbajtjen e seancën ku do të votohej për rrëzimin e Qeverisë.

- Advertisement -

Mirëpo, ndonëse nuk dihet rekomandimi i IKSHPK, Reporteri.net ka mësuar se Kryesia do të mblidhet ndonëse ka një vendim qeveritar për mosgrumbullim të më dy personave e më tepër.

Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje po insistojnë se kjo seancë shkelë udhëzimet e Qeverisë për masa parandaluese. Deputetja Fatmire Mullhaxha-Kollcaku, ka thënë para disa ditësh se Covid 19 i përcakton rregullat.

“A mos po mendoni se imuniteti politik i deputetit, nënkupton edhe imunitet karshi sëmundjeve??? NUK KA KUSHTE PËR MBAJTJE TË SEANCËS e aq më pak për debat parlamentar! COVID-19 sot i përcakton rregullat e veprimit, mos harroni!”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Në LDK, ndërkaq, po vazhdojnë të mbesin prapa mocionit të mosbesimit. Dje kryetari Isa Mustafa e sot ministri i LDK-së, Besian Mustafa, kanë konfirmuar se janë prapa mocionit i cili tani është në procedurë në Kuvend.

Ndryshe, sipas nenit 100 të Kushtetutës, Kuvendi është përgjegjës të thërras seancën e jashtëzakonshme jo më larg se 5 ditë nga dita e deponimit të kërkesës për seancë të jashtëzakonshme për mocion mosbesimi. Kërkesa për thirrje të seancës nga LDK është dorëzuar të shtunën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit