2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kuvendi serb kalon Raportin për Negociata me Kosovën, Vuçiç ia tregon opozitës planin franko-gjerman

Rekomandime

Kuvendi i Serbisë ka miratuar Raportin për negociatat me Kosovën, pas një seance të gjatë e karakterizuar nga shpërthimet të shumta mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe opozitës serbe.

Raporti u miratua me 154 vota pro dhe 23 kundër.

- Advertisement -

Vuçiç i ka thënë opozitës, veçanërisht Boshko Obradoviç nga liste Dveri, se është i gatshëm ta presë atë dhe partnerët e tij të koalicionit dhe t’u paraqesë propozimin franko-gjerman për Kosovën, me kusht që të mos e bëjnë publik.

Obradoviqi pranoi ftesën për të parë se çfarë lloj ultimatumi perëndimor ishte ai për të cilin po flet Vuçiç.

Vuçiç i është ankuar opozitës se përveç që po e akuzojnë, nuk po e ndihmojnë me ndonjë ide se si të merret me Kosovën.

- Advertisement -

Kushdo që negocion për Kosovën në të ardhmen, nuk e kam zili aspak”, tha Vuçiç, duke shtuar se “këdo që kam dëgjuar, e vetmja gjë që kam dëgjuar ka qenë – ‘Vuçiç, vrit veten ose do të vrasim ne’. Nuk dëgjova asnjë fjalë të zgjuar se çfarë të bëj për Kosovën, më keq, nga ata që prisja”.

“Nuk kam dëgjuar nga një njeri që thotë na duhet bisedim dhe kompromis, nuk e dëgjon është fjalë e shëmtuar… Nëse nuk shan nënën e dikujt ti nuk mund të marrësh like mjaftueshëm. A e sheh kush merr me shume hapësirë këtu në rrjetet sociale dhe media: ndonjëherë edhe ty të vjen turp, sepse shikon që fitojnë ata që vlejnë më pak, por bërtasin dhe shajnë më shumë”, u ankua Vuçiç.

- Advertisement -

Përkundër protestave të zëshme të opozitës, Partia Progresiste Serbe e udhëhequr nga Vuçiç në koalicion me socialistët serb të udhëhequr nga Ivica Daçiç kanë shumicën dërrmuese në Kuvendin e Serbisë, prandaj s’e kanë pasur problem ta kalojnë raportin për negociata me Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit