Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.
Gjithashtu, IHMK njofton se do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.